Harry Kane mund të jetë në edicionin e tij të fundit me fanellën e Totenhemit.
Për sulmuesin 25-vjeçar nuk kanë munguar kurrë ofertat, pasi mbetet ndër më të mirët në botë në rolin e tij.
Sipas Daily Express, kapiteni i “Spurs” është në agjendën e Barcelonës që shihet edhe favorite për ta transferuar sulmuesin.
Manchester United dhe Real Madridi gjithashtu kanë kohë që ndjek lojtarin.
Por së fundmi edhe bastet në Angli, i dhënë të drejtë Barcelonës, pasi që kalimi i tij te Barcelona ka koeficient më të vogël se sa te United ose Real Madridi.
Sipas gazetës angleze, ky transferim do të kryhet në verë dhe për një shifër shumë të lartë.
Kane shihet si pasues i Luis Suarezit, që tashmë ka disa vite mbi supe.
Ka qenë vetë uruguaiani ai që ka thënë se klubi duhet të mendojë për zëvendësimin e tij. /Telegrafi/