Telegrafi

Objektivi i Juventusit, Pogba tundohet nga ideja e emërimit të Zidanes te PSG

Zinedine Zidane thuhet se është afër marrjes së drejtimit të Paris Saint-Germain nga Mauricio Pochettino dhe emërimi i tij mund të tundojë mesfushorin Paul Pogba për një lëvizje në kryeqytetin francez.

29-vjeçari francez po largohet nga Manchester United si lojtar i lirë këtë muaj dhe ai ka qenë në bisedime me Bianconerët për një rikthim të bujshëm prej javësh.

Një marrëveshje dukej e sigurt dhe Zonja e Vjetër ka qenë e sigurt për një kohë, por gjërat papritmas kanë marrë një kthesë.

Sipas mediumit RMC Sport, Zidane mund të bëhet së shpejti trajneri i ri i PSG-së, me negociatat mes dy palëve që po shkojnë pozitivisht.

Situata ka zgjuar interesimin e Pogbas, i cili nuk ka luajtur asnjëherë profesionalisht në kampionatin francez, Ligue 1.

 

Mesfushori francez është i interesuar në perspektivën e punës nën drejtimin e Zidanes në Paris dhe kështu ai po merr kohën e tij për të parë se çfarë do të ndodhë përpara se të angazhohet për të ardhmen e tij.

Juventusi tani është i mbërthyer në gatishmëri, duke mbajtur një sy në kryeqytetin francez. /Telegrafi/