Gazetari serb, Boris Jovanovic, është tallur me sportistët serbë, të cilët nuk po tregohen të suksesshëm në Olimpiadën e Rios, përcjellë Zëri.
Ai e ka bërë një postim në rrjetin social, Twitter, duke e përzier politikën me sportin, raporton Zëri.
“Cilët janë objektivat e Serbisë në Olimpiadë? Gjëja më e rëndësishme është që t’jua ndalojmë sportistëve (kanionistëve) serbë të bien në dashuri me sportisten kosovare të xhudos”, ka shkruar gazetari serb, duke menduar në Majlinda Kelmendin, e cila e fitoi medaljen e artë olimpike.