Forcat ukrainase kanë kryer me sukses edhe një sulm tjetër ndaj forcave ruse në Novohrodivka të rajonit Donetsk.
Në një video të filmuar nga ajri me dron, shihet një sulm preciz i ukrainase në qendrën komanduese ruse, që ishte stacionuar në një objekt që dikur ishte ndërtesë kolektive dhe banohej nga civilët.
Nga shpërthimi i fuqishëm, e tërë ndërtesa pesëkatëshe shembet dhe re të mëdha tymi ngritën në ajër.
Deri më tani nuk raportohet për dëme në njerëz, kurse mediat ruse deri më tani nuk janë deklaruar fare për këtë sulm.
Kjo nuk është hera e parë që rusët përdorin objektet civile për t’i shndërruar në qendra komanduese, dhe shpesh përdor civilët ukrainas si mburojë. /Telegrafi/
Supernova shares a likely video of a strike on the command post of Russia’s 2nd Guards Combined Arms “Army” in Novohrodivka, Donetsk region, earlier today. The explosion was so powerful that the floors of a five-story building collapsed, and clouds of dust rose hundreds of meters… pic.twitter.com/LFAKp2pFNq
— WarTranslated (Dmitri) (@wartranslated) January 12, 2025