Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama dje ka publikuar listën e ”personave të rrezikshëm” për Maqedoninë dhe rajonin dhe të njejta lista ia ka propozuar Senatit amerikan për të shtuar masat e sigurisë ndaj këtyre personave, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Spjegimi i listës është:
“Kërcënimi i përbërë nga veprimet e personave të angazhuar në, apo që ndihmojnë, sponsorizojnë, ose mbështesin dhunën ekstremiste në Republikën e Maqedonisë dhe në vende të tjera në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ose aktet që pengojnë zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit në Bosnje dhe Herzegovinë ose Rezolutën e Kombeve të Bashkuara e Këshillit të Sigurimit 1244 të 10 qershorit të vitit 1999, në Kosovë, nuk është zgjidhur.
Përveç kësaj, Urdhri Ekzekutiv 13219 i ndryshuar me Urdhrin Ekzekutiv 13304 të datës 28 maj 2003, për të marrë hapa të tjerë në lidhje me aktet që pengojnë implementimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit të vitit 2001 në lidhje me Maqedoninë.
Për shkak se aktet e dhunës ekstremiste dhe aktivitetit pengues të përshkruara në këtë Urdhëra ekzekutive janë armiqësore ndaj interesave amerikane dhe vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm ndaj sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara, unë kam vendosur që është e nevojshme për të vazhduar emergjencën kombëtare të deklaruar në lidhje me Ballkanin Perëndimor” – shkruan Barack Obama.
Nga Maqedonia në listë janë:
Menduh Thaçi, Xhevat Ademi, Ljube Boshkovski, Nevzat Halili, Kastriot Haxhirexha, Shefit Xhaferi, Xhezair Shaqiri, Gafur Adili, Nuri Bexheti, Zhavit Hasani, Daut Rexhepi – Leka, Izair Samiu, Avdyl Jakupi – Çakalla si dhe Armata e Republikës së Iliridës./Telegrafi/
Lista mund të gjendet KËTU