Site icon Telegrafi

Obama urim të veçantë për 24 vjetorin e martesës (Foto)

Barack Obama dhe Michele Obama njihen si një ndër çiftet më të përfolura presidenciale në botë.

Presidenti amerikan ka bërë të ditur se sot janë bërë 24 vjet prej kohës se janë martuar.

Përmes publikimit të një fotografie në llogarinë personale në Facebook, Obama i ka uruar bashkëshortes përvjetorin e martesës.

“Duke vallëzuar përgjatë këtyre 24 vjetëve. Urime përvjetorin”, ka shkruar Barack në llogarinë personale në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version