Site icon Telegrafi

Obama do të mbaj një mini-samit me liderët evropianë

Angela Merkel dhe Barack Obama vizituan sot panairin industrial në Hannover ndërsa më pas presidenti i SHBA-ve mbajti bisedime me udhëheqësit evropianë.

Kjo është dita e fundit e vizitës së fundit të Obamës si udhëheqës amerikan dhe agjendën e kësaj vizite në Gjermani e dominuan bisedimet për biznes dhe siguri globale, raporton agjencia e lajmeve Euronews.

Obama do të bashkohet me Merkelin për një mini-samit jo formal me presidentin francez, kryeministrin italian dhe kryeministrin britanik.

Temat që do të shqyrtohen janë kriza e migrantëve dhe lufta kundër militantëve islamikë.

Exit mobile version