Telegrafi

“Obama preku të pasmet e Melania Trump” – fotografia e përfolur me të madhe në internet! (Foto/Video)

Një fotografi e ish-presidentit amerikan, Barack Obama ku duket sikur ai ka prekur nga të pasmet bashkëshorten e Donald Trump është shpërndarë dhe përfolur me të madhe në internet.

Ajo që pretendojnë ata që e kanë shpërndarë foton, përcjell Telegrafi, është se presidenti Obama, derisa po futeshin në Shtëpinë e Bardhë, ka prekur të pasmet e tanimë Zonjës së Parë të SHBA-ve, Melania Trump.

Gjithsesi në bazë të pamjeve të publikuar si video, mund të shihet se fotografia në fjalë mund të jetë ndonjë fotomontazh.

Nëse do ta shikoni në videopamje, vihet re qartazi se dora e ish-presidentit është më lart dorës së bashkëshortes së tij Michele. /Telegrafi/