Site icon Telegrafi

Obama në Berlin, në takim lamtumirës me Merkelin

Presidenti amerikan Barak Obama po zhvillon një vizitë lamtumirëse sot me kancelaren gjermane Angela Merkel, përcjell afp.

Në turneun e tij të fundit evropian si president, Obama do të përpiqet që të lehtësojë frikën për të ardhmen e partneritetit transatlantik dhe falënderon Merkel për miqësinë e saj, gjatë dy mandateve të tij, thanë zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë, transmeton KosovaPress.

Në një deklaratë të përbashkët për vizitën e tij në Gjermani, Obama dhe Merkel bënë thirrje për bashkëpunim të vazhdueshëm në bazë të parimeve të përbashkëta për të luftuar ndryshimin e klimës, për të siguruar mbrojtjen kolektive brenda NATO-s, dhe për të promovuar tregtinë e lirë.

Exit mobile version