Site icon Telegrafi

Obama merr simpatinë e të gjithëve, e befason me lule Michellen në promocionin e librit të saj

Michelle dhe Barack Obama (Foto: Getty Images/Guliver/Twitter)

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, ka vendosur ta befasojë gruan e tij, Michelle, duke u paraqitur papritmas në njërin prej promocioneve të librit të saj të ri.

Gjatë fundjavës, ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë është shfaqur me një buqetë me lule në dorë.

“Kjo është sikur Jay Z kur del në mes të koncertit të Beyonce”, ka thënë Obama duke shtuar se dashuria e tyre asocon në këngën “Crazy in Love”.

“Është e njëjta gjë. Kjo është vetëm një shtesë që do ta zbukurojë promocionin”, ka shtuar 57-vjeçari.

Kur drejtuesja e programit, Valerie Jarrett, e ka pyetur si e ka njohur Michellen, Obama ka thënë se fillimisht i kishte rënë në sy se sa është e gjatë dhe çfarë këmbësh të gjata i ka.

“Më la mbresa. E dini kur e takoni dikë dhe thjesht e kuptoni?”, ka theksuar ish-presidenti amerikan.

Në biografinë e saj, ish-Zonja e Parë ka treguar se ajo dhe bashkëshorti i saj në të kaluarën e kanë vizituar një këshilltar martesash për shkak të problemeve në lidhje.

Në komentin e tij për librin e Michelle, Barack ka thënë se gruaja e tij është brilante, e mençur dhe modeste. /Telegrafi/

Exit mobile version