Site icon Telegrafi

Obama, Merke, Putin, Hollande… kush e ka pagën më të lartë?

Pushteti nuk do të thotë gjithmonë para. Nëse disa nga liderët botërorë paguhen shumë mirë, disa të tjerë marrin vetëm pak më shumë se paga minimale, e cila që nga 1 janari u rrit 1466 euro bruto në muaj.

CNN ka krahasuar pagat e liderëve të 12 fuqive më të mëdha botërore. Sipas kanalit amerikan të lajmeve, presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, fiton 18 herë më shumë se homologu i tij kinez.

Obama renditet i pari në botë ndër liderët e shteteve për pagën e tij, duke fituar 376.800 euro në vit.

Presidenti kinez Xi Jinping merr pagën më të ulët. Ai fiton 1691 euro në muaj. Presidenti indian fiton 27.725 euro në vit; Angela Merkel merr 216.000 euro në vit; François Hollande fiton 179.000 euro në vit, kurse Vladimir Putin ka 128.000 euro të ardhura në vit.

Exit mobile version