Telegrafi

Obama e falënderon Merkelin për miqësi dhe partneritet

Presidenti amerikan në largim, Barack Obama, një ditë para largimit nga posti i Presidentit të vendit më të fortë në botë, e ka falënderuar kancelaren gjermane Angela Merkel, për tetë vjet të miqësisë dhe partneritetit.

Derisa kanë mbetur edhe disa orë që Donald Trump të jep betimin për President të Shteteve të Bashkuara, ai ende pa filluar detyrën zyrtare ka qenë kritik ndaj shteteve evropiane, e në veçanti ndaj kancelares  Merkel, të cilën e ka kritikuar për politikat e saj për pranim të refugjatëve.