Site icon Telegrafi

“O zot u bëmë me shtëpi”, Luizi sjell pamje nga apartamenti i ri në Tiranë: Na ka mbetur veç ta paguajmë

Këngëtari i njohur shkodran, Luiz Ejlli dhe moderatorja Kiara Tito, kanë ndarë me ndjekësit disa pamje nga shtëpia e tyre e re.

Apartamenti i tyre i ri ndodhet në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë dhe çifti ka vendosur të ndajë disa detaje.

“Edhe pak edhe hyjmë të shtëpia e re… je duke e mbuluar hë. Edhe pak, kur të dalë vajzukja në ballkon me mu. O zot u bëmë edhe me shtëpi, po jua tregoj një pjesë të vogël, gjithçka në rregull, e kemi bërë edhe me parket, tani na ka mbetur veç me e pagu”, u shpreh artisti në një video të ndarë në InstaStory.

Foto: Screenshot/Instagram

Ata duket se do të zhvendosen pas lindjes së vajzës së tyre, marrë parasysh që Kiara është në ditët e fundit të shtatzënisë.

Lexo po ashtu Kiara Tito rrëfen për periudhën e vështirë të shtatzënisë, thotë se ka shtuar 25 kilogramë

Dyshja po jetojnë ëndrrën e tyre, meqë edhe sa ishin në Big Brother kanë diskutuar shpesh për këtë.

Foto: Screenshot/Instagram

Luizi dhe Kiara nisën lidhjen në edicionin e dytë të Big Brother, ku edhe u martuan.

Ata fituan famë jashtëzakonisht të madhe dhe tani po gëzojnë suksese të shumta. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram
Exit mobile version