Serialin më të shikuar në vend, “o Sa Mirë”, në edicionin 2017/2018 do ta shohim ndryshe.
Natyrisht, pritet që ta shohim me ndryshime të jashtëzakonshme që do të nxisin edhe më shumë kërshërinë e publikut.
Sipas burimeve të Telegrafit, seriali “o Sa Mirë” ka arritur marrëveshje sponsorizuese me Valën për edicionin 2017/2018.
Kjo marrëveshje gjithnjë sipas këtyre burimeve pritet që t’i shohë aktorët në fushata reklamuese të kompanisë publike të telefonisë mobile, duke u bërë imazh i Valës.
Seriali “o Sa Mirë” me këtë marrëveshje pritet që të sjellë risi fantastike për publikun, duke përfshirë nga kastingu i aktorëve e deri te i gjithë seriali.
“o Sa Mirë” është i pakontestueshëm në vendin e parë si seriali më i shikuar në vend, teksa personazhet nga ky serial janë më të pëlqyerit e publikut.
/Telegrafi/