Telegrafi

“O sa mirë” së shpejti fillon sezonin e ri me shumë ndryshime

Së shpejti pritet të fillojë sezoni i ri i serialit komik “O sa mirë”.

Megjithatë, këtë herë pas mbylljes së shkollës, do vijë me një koncept krejtësisht ndryshe por natyrisht se do jetë edhe më i veçantë.

Protagonistët e kësaj komedie televizive si gjithnjë janë kujdesur për të nxitur të qeshura te publiku që po i qëndron besnik serialit tash e disa vite.

Seriali “O sa mirë”

Siç mëson Telegrafi xhirimet e serialit tashmë kanë filluar dhe që në nëntor pritet të fillojë transmetimi i këtij hit-seriali.

Gjatë skenave të reja nuk do mungojnë edhe tematikat e bazuara në përditshmërinë tonë, ndërkohë që yjet e serialit vazhdojnë t’i interpretojnë për mrekulli karakteret e tyre.

Aktorët e serialit “O sa mirë”

Muajin e kaluar, u bë e ditur se për herë të parë në Kosovë kasti i serialit “O sa mirë” në bashkëpunim me “Universum Kids Academy” sjellin shkollën më profesionale të aktrimit për fëmijë “O Sa Mirë KiDS Academy”.

Lexo po ashtu Ëndërroni të bëheni aktor ose aktore? Bëhuni pjesë e shkollës së aktrimit për fëmijë "O Sa Mirë KiDS Academy"

Kjo shkollë vjen me ligjërues aktorët profesionistë të serialit “O sa mirë”. /Telegrafi/