Telegrafi

“O Sa Mirë” edhe në Zvicër, audicionet për aktor të ri mbahen më 15 shtator

Seriali “O Sa Mirë” kemi raportuar se do të ketë edhe një klasë në shtetin zviceran.

Tashmë janë zbardhur edhe disa detaje rreth këtij projekti filmik, i cili do të jetë i pari i këtij lloji në diasporën shqiptare.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth serialit O Sa Mirë

Producenti ekzekutiv i serialit, Fisnik Vejsa ka zbuluar për Telegrafin se klasa e parë në diasporë do të jetë në qytetin e Zurichut.

“Audicioni për aktor do të mbahet në qytetin e Zurichut duke nisur më 15 shtator”, tha fillimisht Vejsa.

Ai më tutje ka treguar se do të pranohen gjashtë aktor të ri, gjersa në audicion pretendentët për të qenë pjesë e serialit duhet të përgatisin një monolog, imitim dhe një poezi.

Ndërkohë, të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë një CV në email e aktorit Ridvan Murati, i njohur si Qabi – riki_19@hotmail.com.

Për informata tjera mund të kontaktoni edhe në rrjetet sociale: Instagram – ridvanmurati_osamire dhe
Facebook – Qabi-O Sa Mire- Ridvan Murati. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Fisnik Vejsa, producenti i "O Sa Mirë" tregon shumëçka rreth serialit: Si lindi ideja dhe risitë që na presin gjatë 2018