Seriali komik “O Sa Mirë” padyshim se ka krijuar fansa të shumtë dhe të gjithë duan vazhdimin e mëtutjeshëm të shfaqjes së tij.
Mirëpo, pas përfundimit të këtij sezoni, produksioni është duke menduar për diçka tjetër.
Burime të Telegrafit thonë se ata duan që të bëjnë adaptimin e serialit në shfaqje teatrale komike.
“Arsyja për këtë është për faktin se seriali është jashtëzakonisht i popullarizuar në të gjitha trevat shqiptare”.
“Prandaj mendohet që të realizohet një turne nëpër këto treva, ashtu që personazhet e ‘O Sa Mirë’ të jenë më afër me adhuruesit e tyre”, ka thënë burimi për Telegrafi. /Telegrafi/