Site icon Telegrafi

NYT zbulon skandalin mes FIFA-s dhe 12 klubeve nga Superliga Evropiane – marrëveshje e anasjelltë

Duket se ideja për krijimin e Superligës Evropiane është më serioze se sa është paraqitur në publik.

Ishin 12 klube nga La Liga, Serie A dhe Premier Liga, mirëpo tani kanë mbetur vetëm tre sosh që i qëndrojnë mbrapa idesë.

Real Madridi, Barcelona dhe Juventusi nuk duan të largohen nga krijimi i Superligës Evropiane, derisa nëntë të tjera janë dorëhequr.

Lexo po ashtu Florentino Perez i përmbledh të gjitha për Superligën: Kriza financiare, UEFA dhe FIFA, 12 klubet, transferimet dhe formati i ri i LK-së

Por, New York Times zbulon se ideja është ende gjallë dhe është tejet serioze sa i përket themelimit të garë.

Sipas burimeve të gazetës, edhe pse FIFA i ka kritikuar publikisht të 12-të klubet për tentimin për ta themeluar Superligën Evropiane, ata ka kohë që janë të njohur me këtë ide.

Të 12-të klubet thuhet se i kanë ofruar shtëpisë më të madhe të futbollit botëror mbështetje në formatin e ri të Kupës së Botës për Klube, derisa kjo e fundit do t’i mbështesë ata në krijimin e Superligës Evropiane. /Telegrafi/

Exit mobile version