Telegrafi

Nxjerrja e trungut me xhip, nuk doli të jetë ide e mirë… e aq më pak e lirë! (Video)

Trungun që i kishte mbetur në tokë, pas prerjes së pemës, e lidhi dhe tërhoqi me xhip. Por, sikur të përfundonte gjithçka me kaq, kjo ngjarje nuk do të bënte xhiro në internet.

Trungu “goditi” shoferin, sepse kërceu dhe ia dëmtoi pjesën e pasme të xhipit, duke i shkaktuar dëme të kushtueshme pronarit, transmeton Telegrafi.

“Më lirë do të kushtonte të paguaje dy punëtorë për të nxjerrë trungun”, është komenti lidhur me këtë ngjarje, që nuk tregohet se ku ka ndodhur. /Telegrafi/