Telegrafi

“Nxirre gjuhën të ta shoh” – Ilnisa provokon Meritonin, teksa qëndrojnë të përqafuar në shtrat

Këtë edicion të Big Brother Vip Albania, afrimiteti ndërmjet moderatorit Meriton Mjekiqi dhe gazetares Ilnisa Agolli është bërë gjithnjë e më i dukshëm.

Por, në zhvillimet e fundit, duket se dyshja ka shkuar një hap më tej, duke ndarë jo vetëm momente të afërta, por edhe shtratin.

Gjatë natës së kaluar, kamerat i kapën sërish të dy bashkë, në të njëjtin krevat, të përqafuar dhe të zhytur në biseda të ngushta.

Lexo po ashtu "A ka diçka mes jush?" banorët dyshojnë për Ilnisën dhe Meritonin

Në një moment të natës, Ilnisa me një sjellje provokuese ndaj Meritonit, duke i marrë protezat e dhëmbëve hedh një shaka: “Kjo është goja jote domethënë”?

Ilinsa më tutje insiton që Meritoni t’ia tregojë asaj gjuhën e tij.

Foto: Big Brother Vip Albania/ YouTube

“Nxirre gjuhën të ta shoh dhe ta kuptoj nga dalin ato fjalë”, ndërsa Meritoni ia tregon gjuhën, dhe fillojnë e qeshin të dy.

Më pas, momenti kalon në një shkëmbim më të ngrohtë dhe të afërt me puthje dhe përqafime, ndërsa të dy mbulohen me jorganin. /Telegrafi/