Site icon Telegrafi

Nxënësit shesin lëndë narkotike brenda në shkollë në Kamëz

Në afërsi të gjimnazit “Ibrahim Rugova”, në Kamëz të Shqipërisë, një denoncues ka thënë se shiten lëndë narkotike, duke shtuar se një dukuri e tillë po ashtu shiten edhe brenda shkollave.

Ai thptë se në shkollë ka nxënës që shkojnë me kavanoza, shesin hashash dhe kokainë.

“Ka nxënës që vijnë në shkollë me kavanoza. Ata shesin hashash edhe kokainë. Kokaina shitet edhe afër shkollës” thotë ai, ndërsa pohon se hashashi është zinxhir; e blej me 3 mijë lekë, ja shes një shoku me 5 mijë lekë. Më pas shitet brenda në shkollë. Për shembull, unë jam në një klasë të 10-të, te D-ja, se janë 10 klasa paralele. Shkoj të marr te klasa C, apo E, një libër matematike. Brenda këtij libri është edhe lënda narkotike e fshehur. Ndërkohë, para gjimnazit rri edhe një patrullë policie. Ata rrinë vetëm për sherre, jo për bazën e prostitucionit jo për hashashin. Bazat e prostitucionit i di dhe policia” thotë djali.

Ndërkohë, kamera e Fiks Fare filmoi pikërisht këtë patrullë policie para gjimnazit “Ibrahim Rugova”.

Pas denoncimit, bashkëpunëtori i “Fiks Fare” shkon në afërsi të shkollës, ku bisedon me disa persona që shesin lëndë narkotike në Kamëz.

Ai shkon në vendin që shitet dhe disa persona i thonë se aktualisht nuk janë këtu ata djemtë, po këtu rrinë vazhdimisht. Një tjetër i thotë se nuk është ai, duhet të kërkojë. “Hajde pas 1 ore se tani s’kemi” i thonë.

Ndërkohë, pasi faktoi pikërisht shitblerjen e lëndës narkotike, bashkëpunëtori shkon brenda gjimnazit. Disa nxënës i thotë që të dalë mbrapa shkollës te çunat. Shkon mbrapa dhe ata i thonë se duhet të flasë me një nxënës i njohur në të gjithë shkollën.

“Nuk e di nëse është A këtu në shkollë, s’po del ai që të lë një takim…” i thotë nxënësi.

Të tjerë i thonë se tani s’kemi, ndërsa pinë duhan në ambientet e shkollës. “S’të japim dot fjalën” i thonë ata, ndërsa marrin numrin e telefonit dhe do e marrin ditë të tjera. /tch/

 

Exit mobile version