Site icon Telegrafi

Nxënësit italianë mirëpresin me duartrokitje dy fëmijët refugjatë nga Ukraina

Për fëmijët që ikin nga Ukraina, fillimi i shkollës në një vend të panjohur, ku ka dallime gjuhësore dhe kulturore, ka gjasa të jetë një përvojë e vështirë.

Kjo është arsyeja pse më shumë se 200 nxënës dhe mësuesit e tyre në një shkollë në Itali u mblodhën për të pritur dy nxënës të rinj nga Ukraina, Dmitri-n 10-vjeçar dhe Victoria-n, 8-vjeçare; që thuhet se janë vëlla e motër.

Një video e shpërndarë në Twitter tregon grumbullimin e djemve dhe vajzave në institutin Don Milani në Napoli, duke shpërthyer në duartrokitje derisa shokët e tyre të rinj të klasës mbërritën për ditën e tyre të parë.

Duke shpresuar për të sjellë buzëqeshje në fytyrat e tyre dhe për t’i bërë ata të ndihen të mirëpritur, disa fëmijë madje valëvitin flamurin blu dhe të verdhë të Ukrainës.

Dy djem u panë duke u afruar përpara për të përshëndetur personalisht Dmitrin dhe Victoria-n, derisa disa mësues e filmuan momentin e veçantë.

Ndryshe, më shumë se 2.8 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina në 19 ditët e fundit për shkak të pushtimit rus. /Telegrafi/

Exit mobile version