Telegrafi

Nush risjell “A më kujton” të Naser Berishës

Reperi i njohur shqiptar, Nush, ka publikuar projektin e ri muzikor “A m’kujton”.

Kjo këngë e tij vjen si ripërpunim i një prej projekteve më të pëlqyera të këngëtarit Naser Berisha, i publikuar shtatë vite më parë.

Tekstin e ka shkruar vet artisti, ndërsa videoklipi i është besuar produksionit “Sekuencë”.

Nush në klipin e ri (Foto: YouTube)

I tërë projekti po ashtu është realizuar në studion e Cricket, nën përkujdesjen e producentit Donat Prelvukaj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Nushi

Kënga tashmë gjendet në platformën digjitale, YouTube dhe besohet se do e ketë suksesin e merituar nga publiku.

Krahas kësaj, videoklipi është shumë i veçantë me një paraqitje më ndryshe të Nushit ngaqë jemi mësuar.

Nush deri më tani ka publikuar një sërë projektesh, i cili gjithashtu ka arritur të rrëmbejë edhe zemrat e publikut për kaq pak kohë sa është pjesë e estradës. /Telegrafi/