Telegrafi

Nush dhe S4MM publikojnë këngën e re “So përnime”

Dy yjet e hip hopit, Nush dhe S4MM, kanë publikuar projektin e ri muzikor. 

“So përnime” mban titullin kënga e re e dyshes, të cilën e kanë sjell vetëm në versionin audio.

Megjithatë, kjo këngë është shoqëruar me një video tejet të veçantë, për të cilën është përkujdesur “Erzenology”.

Tekstin e kanë shkruar vet artistët kurse miksimin dhe masterizimin e ka bërë Strange.

Këngën tashmë mund ta gjeni në kanalin YouTube dhe për një kohë të shkurtër ka grumbulluar mijëra klikime.

Ndryshe, reperi nga Tetova para pak javësh lansoi albumin e tij të ri “Java e Legjendës”, i cili u mirëprit nga publiku, ndërsa për Nush, “AK47” në bashkëpunim me Beraton mbetet projekti i fundit. /Telegrafi/