Telegrafi

‘Nuse me rroba gjumi’, Xhensila zbulon disa fotografi të papara nga përgatitjet para dasmës (Foto)

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori i humorit Bes Kallaku i dhanë fund beqarisë në datën e 1 shtatorit në një dasmë madhështore të organizuar në Tiranë.

Në rrjetet sociale, dasma e Xhensilës dhe Besit u bë kryelajm, ndërsa mori vëmendjen e gjithë ndjekësve të çiftit.

Lexo po ashtu Bes Kallaku: Martesa s’ka ndryshuar asgjë, kam një javë që shikoj veten në rrjetet sociale

Shumë fotografi dhe video u publikuan nga dasma, të cilat prezantonin momente nga betimi i dyshes ndaj njëri-tjetrit.

Së fundmi, këngëtarja Myrtezaj ka publikuar disa fotografi tjera në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, të papublikuara më parë.

Këto imazhe shfaqin përgatitjet e Xhensilës para dasmës, ku shfaqej e grimuar dhe me duvak, por ende nuk e kishte veshur vellon e nusërisë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

E veshur me pizhame, Xhensila dukej mjaft bukur dhe joshëse, teksa merrte poza pak para veshjes së fustanit të bardhë.

Për ta rregulluar nuse, për këngëtaren kishin marrë rrugën enkas nga Kosova, grimerja e njohur Sellma, dhe parukieri Kaci. /Telegrafi/