Telegrafi

Numri i viktimave nga sulmi me raketa në objektin e Odesës u rrit në 21

Të paktën 21 persona tani mësohet se janë vrarë gjatë sulmeve gjatë natës në rajonin jugor të Ukrainës, Odesa.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, raketat goditën një bllok apartamentesh nëntë-katëshe në fshatin turistik Serhiivka në orën 01:00 të së premtes – që u shkatërrua plotësisht nga shpërthimi.

Një ndërtesë fqinje e banimit u dëmtua gjithashtu, dhe kampet e pushimeve aty pranë u goditën gjithashtu, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Serhiy Bratchuk, zëdhënës i administratës rajonale të Odesa-s tha se 21 persona tani janë konfirmuar të vdekur pas sulmit. Këtu përfshihet një djalë 12-vjeçar.

Më herët mendohej se dy fëmijë ishin vrarë, por tani nuk dihet saktë.

Autoritetet thanë më herët se 41 persona ishin shpëtuar nga pallati ku jetonin 152 njerëz. /Telegrafi/