Site icon Telegrafi

Numri i pajisjeve ushtarake ruse të shkatërruara nga ukrainasit do të mjaftonte për të armatosur ushtritë e disa vendeve – thotë ministri i Mbrojtjes i Ukrainës

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës ka pohuar se vendi ka shkatërruar shumë pajisje të ushtrisë ruse.

Madje, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Oleksiy Reznikov tha: “Ushtria jonë tashmë ka shkatërruar aq shumë pajisje armike sa do të ishte e mundur të armatoseshin ushtritë e disa vendeve”.

“Mundësitë e forcave tona të armatosura po rriten, ndihma po vjen”.

Lexo po ashtu Zelensky me një tjetër fjalim të fuqishëm: Nëse rusët kanë hyrë diku, është e përkohshme – do t’i largojmë, të turpëruar

“Luftëtarët u treguan të shkëlqyeshëm në shumë fusha. Aset tona ajrore tashmë janë bërë legjenda”.

“Mjekët tanë, shpëtuesit, shërbimet komunale, hekurudhat, gazetarët, financierët po mbajnë frontin e tyre”, shtoi ai.

“Vendi nuk është ndalur dhe po lufton”. /Telegrafi/

Exit mobile version