Site icon Telegrafi

Numri i familjeve përfituese të skemës sociale ka rënë për 6.5 për qind (Video)

Numri i familjeve që po bëhen pjesë e skemave sociale ka shënuar rënie në vitet e fundit.

Në tremujorin e parë të vitit 2015, ishin 27.609 familje të cilat kishin përfituar nga skemat sociale, raporton KTV.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar janë 1,929 ose 6.5 për qind familje më pak që kanë përfituar nga kjo skemë.

Si njëri ndër qytetet më të varfra në vend, Mitrovica ka numrin më të më madh të familjeve që marrin ndihma sociale.

Papunësi e madhe ka bërë që në Mitrovicë të shtohet numri i përfituesve të ndihmave sociale.

Mirëpo këto ndihma, sipas drejtorit të Drejtorisë për Integrime dhe Mirëqenie Sociale në Mitrovicë, Qazim Nimani nuk i përmbushin as për së afërmi kërkesat e familjeve.

Gjatë vitit 2009 numri i ekonomive familjare që kanë përfituar nga ndihma sociale ka qenë mbi 35 mijë.

Një vit më vonë, ky numër është rritur në mbi 36 mijë. Ndërsa është zvogëluar në vitin 2011, me mbi 34 mijë dhe gjatë 2012-s në rreth 31 mijë familje.

Exit mobile version