Site icon Telegrafi

Numri i dorëheqjeve arrin në 38 – Johnsonit po i largohen bashkëpunëtorët në qeverinë britanike

Kryeministri britanik, Boris Johnson po vazhdon të marrë goditje të njëpasnjëshme, ku disa prej figurave kryesore qeveritare po japin dorëheqje.

I dërguari i tregtisë, David Duguid dhe sekretari privat parlamentar, James Sunderland sapo kanë njoftuar dorëheqjet e tyre, duke e çuar totalin në 38.

Lexo po ashtu Pse Boris Johnson po përballet me krizën më të madhe qeveritare dhe çfarë vjen më pas?

Në një deklaratë, Daguid tha se “Në dritën e ngjarjeve të fundit, unë besoj se pozicioni i kryeministrit tani është i paqëndrueshëm. Duke treguar shqetësimet e mia në fillim të kësaj jave, qëllimi im është të tërhiqem nga pozicioni si i dërguari i peshkimit dhe i dërguari i tregtisë për Angolën dhe Zambinë”.

Sunderland dha dorëheqje nga posti si PPS në Departamentin për Mjedisin, Ushqimin dhe Çështjet Rurale (Defra) menjëherë pas Daguid.

Theksojmë se gjatë ditës së djeshme dhe sot dhanë dorëheqje katër ministra si dhe nënkryetari i partisë Konservatore.

Lexo po ashtu Johnson nuk planifikon të japë dorëheqje: Në rrethana të vështira, puna duhet të vazhdojë

Ndryshe, Johnson ka deklaruar se nuk e ka ndërmend të jap dorëheqje nga posti i kryeministrit. /Telegrafi/

Exit mobile version