Site icon Telegrafi

Numër i vogël i serbëve vazhdojnë protestat në veri

KFOR-i në Zveçan

Serbët edhe sot janë mbledhur para ndërtesave të komunave në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, për të protestuar kundër prezencës së Policisë së Kosovës dhe kryetarëve shqiptarë të këtyre komunave.

Numri i tyre në mëngjes është më i vogël për shkak të motit me shi, derisa nëpër disa komuna punëtorët janë nënshkruar në librat e evidencës për prezencën e tyre.

Autoblindat e Policisë së Kosovës, të cilat ditë më parë ndryshuan lokacionin dhe u vendosën prapa objekteve komunale, nuk kanë lëvizur dhe po qëndrojnë aty.

Lexo po ashtu Lajçak për vizitën që kishte me Escobarin në Prishtinë e Beograd: Kemi shpresuar më shumë, tensionet janë ende të larta  

Ushtarët e KFOR-it, ndonëse në numër shumë të vogël, vazhdojnë të qëndrojnë përreth ndërtesave të komunave.

Ata edhe në Leposaviq kanë larguar krejtësisht telat gjemborë, njëjtë sikurse në Zveçan.

Vlen të theksohet se gjatë ditëve të vikendit janë shënuar një sërë ngjarjesh kulturore e sportive nga ana e protestuesve.

Një numër i të rinjve në formë kujdestarie ka qëndruar edhe gjatë natës në Zveçan, afër ndërtesës së komunës.

Situata e përgjithshme e sigurisë në këto komuna vrazhdon të jetë e qetë. /KP/

Exit mobile version