Telegrafi

Nuk zbatuan urdhrat e Qeverisë për izolim, arrestohen gjashtë persona në Pejë

Foto: Arkiv

Pavarësisht vendimit të Qeverisë së Kosovës që të mbyllen të gjitha bizneset me përjashtim të marketeve ushqimore dhe barnatoreve, disa biznese në Pejë gjatë ditës se djeshme nuk e zbatuan një gjë të tillë.

Lidhur me këtë, Policia me urdhër të Prokurorisë Themelore në Pejës ka arrestuar gjashtë persona, në raste të ndara.

Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Prokurorja kujdestare e Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore të Pejës, gjatë ditës se djeshme (24 orëve të fundit) ka ndaluar gjashtë (6) persona (në raste të ndara) për veprën penale “Mos veprimi sipas dispozitave shëndetësore gjate epidemisë”, nga neni 250, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka thënë Nikçi. /Telegrafi/