Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar 28 qytetarë të cilët kanë shkelur vendimet e qeverisë për kufizim të lëvizjes shkaku i parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID-19.
Arrestime pati pothuajse në të gjitha komunat e vendit, ku vetëm 15 persona u arrestuan në Prizren.
Si komunë e dytë me numrin më të madh të të arrestuarve pas Prizrenit, është Prishtina me 8 persona, pasuar nga Gjilani me 4 dhe Ferizaj me 1. /Telegrafi/