Policia e Kosovës ka bërë të ditur një rast të sulmit ndaj personit zyrtar në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 13:25.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se pasi nuk ka zbatuar urdhrat e zyrtarit policor për t’u ndaluar në lëvizje mbrapa me veturë e ka goditur zyrtarin policor si dhe biçikletën e zyrtarit policor”, thuhet në raport.
Zyrtari policor ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/