Filloreta Raçi – Fifi po vazhdon të jetë një nga emrat më të dashur për publikun.
Këngëtarja nga Ferizaj u ka dhënë mundësi ndjekësve të pyesin më shumë rreth jetës e karrierës profesionale.
Një nga pyetjet ishte rreth asaj se nuk e vlerësojnë aq sa duhet, marrë parasysh potencialin që ka.
“A mendon që nuk vlerësohesh aq shumë në estradë sa e meriton. Me zërin që ke”, ka qenë pyetja që iu parashtrua.
Artistja u përgjigj: “Secili e merr atë që i takon. Atë që ka risk, dikush më pak e dikush më shumë”.
Autorja e “Maniak i dhimbjes” theksoi: “A meritoj më shumë dhe a do marrë atë që meritoj e di vetëm Zoti i Madh”.
Sidoqoftë, Fifi ka një karrierë të begatë, ku numëron një sërë hitesh. /Telegrafi/