Telegrafi

“Nuk varet nga unë”, Maguire zbulon se si dështoi largimi i tij nga Man Utd

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Harry Maguire, ka zbuluar pse kalimi i tij në West Ham dështoi këtë afat kalimtar të verës.

David Moyes dëshironte të forconte skuadrën gjatë verës dhe të sillte mbrojtësin e Manchester United dhe kombëtares së Anglisë, por transferimi nuk ndodhi.

Prandaj, ‘Çekanët’ kërkuan alternativa diku tjetër dhe transferuan ish-mbrojtësin e Arsenalit, Konstantinos Mavropanos nga Stuttgarti, dhe i porsaardhuri Edson Alvarez, pozicioni primar i të cilit është mesfushor defensiv, mund të luajë gjithashtu si qendërmbrojtës.

Ndërkohë, Maguire ka mbetur te Unitedi, ku po lufton për një vend në skuadrën e Erik ten Hag. Mbrojtësi me përvojë e nisi vetëm një ndeshje nga minuta e parë dhe atë të shtunën e kaluar kur Djajtë e Kuq mposhtën Brentfordin me rezultat 2-1.

Lexo po ashtu Nëna e Maguire sulmon 'tifozët, ekspertët dhe mediat' për abuzim të turpshëm ndaj mbrojtësit të Man Utd

Përpara ndeshjes të së premtes me Australinë, Maguire ishte i hapur për arsyen pse kalimi i tij në West Ham dështoi.

“Ishte e rëndësishme për mua të luaja të gjitha ndeshjet dhe të isha titullar, kështu ishte gjatë gjithë karrierës sime. Mundësia e vërtetë për të shkuar në West Ham nuk ekzistonte sepse ne nuk arritëm mjaftueshëm me të”, ka thënë fillimisht Maguire.

“West Ham është një klub i madh, por nuk ishte e varur vetëm nga unë. Klubet nuk ranë dakord dhe unë nuk mund të shkoja atje. Tani fokusi im është te Manchester United, dua të luftoj dhe të kem një vend titullari”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/