Telegrafi

Nuk u pajtuan me imamin në xhaminë e Podujevës dhe e penguan atë, policia në kërkim të të dyshuarve

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Halabak të Podujevës, është raportuar se në momentin kur imami i caktuar nga Bashkësia Islame e Kosovës në Podujevë ka shkuar në xhaminë e fshatit për kryerjen e riteve fetare, katër persona nuk janë pajtuar me imamin e caktuar dhe e kanë penguar atë.

Sipas raportit të policisë thuhet se pastaj tre të dyshuar që tani ndodhen në arrati, nuk kanë lejuar që të sulmohet hoxha dhe gjatë asaj kohe njëri nga të dyshuarit dyshohet se e ka sulmuar me kondak të revoles njërin nga katër viktimat duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në koordinim me prokurorin e shtetit është kryer një kontroll në shtëpinë e të dyshuarve dhe është gjetur një fotroll e revoles.

Të dyshuarit gjenden në arrati, rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/