Site icon Telegrafi

Nuk do të ketë më krizë pasi të fillojnë punën Banka Zhvillimore e Fondi Sovran, Hoti ironizon me qeverinë Kurti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka kritikuar Qeverinë Kurti pas paralajmërimeve për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, ndërsa duke ironizuar theksoi se së shpejti fillojnë punën Banka Zhvillimore dhe Fondi Sovran e nuk do ketë më krizë.

Hoti përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se këtë vit nga muaji prill do të rritet për 14 për qind fatura e energjisë si dhe nga fillimi i muajit janar është rritur 100 për qind tatimi në pronë.

Sipas tij, nga 1 marsi 2.5 miliardë euro të Trustit Pensional nuk ka kush t’i menaxhojë si dhe Banka Qendrore e Kosovës është pa Guvernator.

“Ka një vit që Komisioni i Ndihmës Shtetërore nuk është funksional: miliona euro shpenzime që bëhen me vendime të Qeverisë pa qenë të parapara në ligjin e buxhetit nuk ka kush t’i mbikëqyr. Por këto janë kaluese e të parëndësishme. Me rëndësi është që po vazhdon vala 62 e privatizimit”, ka shkruar Hoti duke shtuar se “Së shpejti fillojnë punën edhe Banka Zhvillimore e Fondi Sovran dhe nuk do ketë më krizë”. /Telegrafi/

Exit mobile version