Telegrafi

‘Nuk të kam quajtur pa karakter’ – sqarimi mes Xhulit dhe Vedatit

(Foto: Screenshot/BBVK)

Pas një bisede me Mbresën, Juliana Nura ka shkuar te Vedat Bajrami për ta pyetur lidhur me një diskutim që e kanë pasur.

Duke e shpjeguar situatën, ajo e ka përsëritur pyetjen nëse, aktori e ka quajtur pa karakter.

Lexo po ashtu Ia mori kartelën bankare dhe paratë, Xhuli Nura tregon historinë me ish-partnerin dhe vështirësitë që kaloi në Londër: Kam qëndruar tre ditë pa bukë

Vedati: Pa karakter nuk të kam thënë.

Xhuli: Kur të më thuash pa karakter prapashpinës, ma thuaj në fytyrë.


Ndërkaq, komiku ka vazhduar ta mohojë se nuk i ka thënë asnjëherë pa karakter dhe se diçka të tillë nuk ia ka thënë askujt brenda shtëpisë.

Lexo po ashtu Xhuli Nura: Jam krenare me veten, nuk do të ndalem derisa të fitoj

Në bisedë është përfshirë edhe Mbresa, e cila po ashtu ka mohuar që Vedati t’i jetë referuar Xhulit si e pa karakter.

Tutje, Nura ka theksuar se nuk ka frikë prej debateve dhe nuk është pa karakter. /Telegrafi/