Është raportuar se skuadra e Besiktasit po vështron një lëvizje me anë të huazimit për Arda Turanin e Barcelonës.
Mesfushori me tipare sulmuese arriti në Camp Nou nga Atletico Madrid verën e kaluar dhe nuk ka bërë debutimin e tij me katalunasit deri në janar, për shkak të embargos të atëhershëm të transferimeve.
Megjithatë, me konkurrencën e ashpër për vend në mesfushën e Luis Enriques dhe Barcas, që kanë nënshkruar kohëve të fundit me Andre Gomes, duket se mundësitë e para të Turanit në Kataluni do të jenë të kufizuara.
Sipas mediave të ndryshme, kjo ka bërë që kampionët turq të regjistrojnë interesin e tyre për ish-futbollistin e Atletico Madridit.
Nëse turqit do të jenë të suksesshëm në kthimin në vendin e tij të 29-vjeçarit, atëherë Turan do të bëhej lojtari i dytë i Barcelonës që bie në ujdi për të ardhur në Stamboll këtë verë, me të mbrojtësin anësor Adriano që ka pranuar të transferohet tashmë. /Telegrafi/