Telegrafi

Nuk shpjegohet ky gabim katastrofal i portierit të Liverpoolit – ia pasoi topin lojtarit kundërshtar për golin e epërsisë

Alisson Becker bëri një gabim të tmerrshëm te Liverpooli duke lejuar Wolvesin të shënonte golin e parë të takimit në FA Cup.

Skuadra e Jurgen Kloppit hyri në ndeshje pas një humbjeje të tmerrshme 3-1 ndaj Brentofrd në Ligën Premier.

The Reds vendosën një 11-she jashtëzakonisht të fortë kundër Wolves, të cilët kishin pushuar shumë lojtarë për udhëtimin e tyre në Anfield.

Por, ishte skuadra e Julen Lopeteguit që kaloi në epërsi falë gafës së Alisson.

Portieri brazilian e kishte topin në këmbët e tij, por në mënyrë të pashpjegueshme ia kaloi topin direkt Goncalo Guedes, i cili e stopoi topin dhe shënoi në portën e zbrazët. /Telegrafi/