Telegrafi

Nuk i shpëtoi ‘kthetrave’ të Putinit: Një burrë në Rusi ndiqet nëpër rrugë ndërsa përpiqet të shmangë thirrjen për luftë në Ukrainë

Ky është momenti kur një burrë tenton me çdo kusht për të shmangur shkuarjen në luftën e përgjakshme të Rusisë në Ukrainë u fut në grackën e rekrutuesve të Putinit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, videoja e marrë nga një bllok apartamentesh në Shën Petersburg tregon atë duke ikur regjistrimi për rekrutim, pasi oficerët e rekrutimit u shfaqën në shtëpinë e tij.

Duke vrapuar nëpër trafik, burri arrin t’u shmanget dy oficerëve përpara se dy të tjerë ta kapin.

Tani ai do të dërgohet në një kamp stërvitor dhe mund ta gjejë veten duke luftuar dhe duke vdekur në vijën e parë të Ukrainës në vetëm disa javë.

Putin urdhëroi një mobilizim të pjesshëm të atyre që ai tha se do të ishin rezervat ushtarake të Rusisë muajin e kaluar, me 300,000 burra që do të dërgoheshin në fushën e betejës.

Që atëherë, janë shfaqur pamjet e një numri të madh burrash – kryesisht nga rrethinat rurale të Rusisë – duke u futur në autobusë dhe duke u dërguar në kampet e trajnimit. /Telegrafi/