Telegrafi

“Nuk shikojnë shumë për të ardhmen” – Koeman kritikon Barçën për politikën e transferimeve

Periudha e shkurtër e Ronald Koeman në krye të Barcelonës ende e ndjek atë edhe sot e kësaj dite.

Duke folur për media një ditë më parë, holandezi kishte një sulm ndaj Joan Laportas për mënyrën se si u trajtua nga ai.

“Unë e di që si trajner, ekziston gjithmonë rreziku që të shkarkohesh nëse gjërat nuk shkojnë mirë. Megjithatë, mendoj se është e rëndësishme të trajtosh mirë dikë që ishte i rëndësishëm për klubin”, ka zbuluar trajneri holandez.

Lexo po ashtu Ronald Koeman flet për poshtërimin që i bëri Barcelona, derisa ishte në avion me lojtarët

“Laporta nuk ishte i sinqertë me mua dhe unë kam disa mendime për këtë”.

Kur u pyet se çfarë mendon për politikën aktuale të transferimeve të klubit, Koeman tha se është e gabuar.

“Unë mendoj se struktura e klubit duhet të jetë (për të bërë nënshkrime) për disa vite dhe jo vetëm për dy ose tre”.

“As ekonomikisht dhe as sportivisht ata nuk shohin shumë për të ardhmen”, ka shtuar më tej Koeman. /Telegrafi/