Telegrafi

Nuk rri vetëm – Blero në një lidhje të re dashurie?

Blero Muharremi vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar në media e shtypin rozë.

Dhe kjo më shumë për shkak të jetës së tij private, pasi ka gjithmonë aludime e gjëra për t’u diskutuar.

Ai së fundmi bëri bujë të madhe me paraqitjen në podcast-in e ish-gruas së tij, Afrona Dikës, me të cilën u sqaruan për çdo detaj.

Foto: Screenshot/Instagram

Megjithatë, ai tani është fotografuar në krahët e një tjetër modeleje shqiptare.

Ka qenë Vjosa Pllana, e cila ka ndarë një fotografi përkrah këngëtarit, ku duken shumë të afërt.

Nuk dihet nëse ka diçka më shumë mes tyre, apo janë vetëm miq, që edhe mund të jenë takuar në një klub.

Pritet të shihet në vazhdim se si do të jetë e vërteta, edhe pse Blero deri më tani u deklarua beqar. /Telegrafi/