Site icon Telegrafi

Nuk rreziston as Thaçi, freskohet në jug të Shqipërisë (Foto)

As zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Hashim Thaçi, si duket nuk iu ka rezistuar temperaturave të larta të kësaj jave.

Ai bashkë me djalin e tij, Endritin, ka zgjedhur jugun e Shqipërisë për të bërë plazh në këtë vikend.

Indeksonline ka siguruar një foto nga një grup kosovarësh, që ishin duke frekuentuar të njëjtën plazh.

Duket se vapa e verës, ka bërë që Thaçi të largohet disa dita nga përditshmëria e tij politike, për t’u freskuar në njërën prej plazheve më të vjetra të jugut të Shqipërisë. /Telegrafi/

Exit mobile version