Telegrafi

​Nuk respektuan vendimin për kufizim të lëvizjes, pesë të arrestuar dhe një ndalohet

Foto: Ilustrim

Pesë persona janë arrestuar dhe një është ndaluar, pasi nuk kanë respektuar vendimin për parandaliminë e pandemisë.

Sipas raportit të Policisë për 24 orët e fundit, një preson është arrestuar në Prishtinë, tre në jug të Mitrovicës, një në pikë kalimin kufitar Kullë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Kurse, në Ferizaj, është ndaluar një person, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin për parandalimin e epidemisë. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/