Në 24-orët e fundit në Kosovë janë arrestuar 25 persona, të cilët nuk kanë respektuar orarin e lëvizjes.
Policia ka njoftuar se numri më i madh i personave të arrestuar është në Prizren, gjithsej 11 persona.
Ndërsa, në Pejë janë arrestuar 5 persona, në Mitrovicë të jugut 4 persona, si dhe departamenti i kufirit ka arrestuar 5 persona, transmeton Telegrafi.
Ndryshe, nga 4 maji kanë hyrë në fuqi masat e reja parandaluese ndaj COVID-19, qytetarëve iu lejohet të dalin dy herë në ditë nga 90 minuta. Koha kur mund të dalin është e përcaktuar në bazë të shifrës së fundit të numrit personal./Telegrafi/