Në 24 orët e fundit në Prizren janë arrestuar 11 persona, për shkak të mosveprimit sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë.
Në Raportin e Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se në rrugën ”Adem Jashari”, në Prizren janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar të cilët ishin ndaluar pasi kishin lëvizur jashtë orarit për lëvizje, njëri prej të dyshuarve e kishte kanosur njërin prej zyrtarëve policor, ndërsa tjetri i kishte penguar zyrtarët policor gjatë arrestimit të të dyshuarit tjetër.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar të cilët nga njësiti policor ishin ndaluar pasi kishin lëvizur jashtë orarit për lëvizje lidhur me vendimin e qeverisë për shkak të virusit Covid 19. Njëri prej të dyshuarve e kishte kanosë njërin prej zyrtarëve policor, ndërsa tjetri i kishte penguar zyrtarët policor që ta arrestonin të dyshuarin tjetër dhe kishte incizuar me telefon. Dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar ë mbajtje”, thuhet në njoftim të PK-së.
Më tej Policia ka bërë të ditur se “në Rrugëm “Rrust Kabashi” është ndal i dyshuari mashkull kosovar i cili po lëvizte jashtë orarit të lëvizjes në kundërshtim me vendimin e Qeverisë. Pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt. Në Rrugën “Ismail Kryeziu” janë ndaluar katër të dyshuar meshkuj kosovar të cilët po lëviznin jashtë orarit të lëvizjes në kundërshtim me vendimin e Qeverisë. Pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt”.
Ndërsa në Fshatin Lubizhdë, janë ndaluar katër te dyshuar meshkuj kosovar të cilët nuk e kanë respektuar orarin e lëvizjes duke vepruar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë lidhur me virusin Covid 19. Në konsultim me prokurorin lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/