Telegrafi

Nuk i respektoi rregullat, Xhuli dënohet me nominim

(Foto: Screenshot/BBVK)

‘Vëllai i madh’ e ka dënuar Juliana Nurën duke e dërguar drejtpërdrejt në nominimet e javës, duke qenë se ajo nuk i ka respektuar rregullat e Big Brother VIP Kosova.

“Në asnjë mënyrë në strategjitë tuaja përballë banorëve të tjerë nuk duhet të përfshihet emri im dhe reputacioni im, apo të krijoni hamendësime për rrjedhat e garës, të cilat janë 100 për qind transparente”.

“Komunikimet e mia vijnë vetëm përmes zarfeve, kurrsesi nuk guxoni të flisni në emrin tim”, thuhej në mesazhin e ‘Vëllait të madh’.

Lexo po ashtu Xhuli e vendosur: Fitore ose asgjë, e kam marrë personale këtë garë

Në vijim pasoi njoftimi: “Sonte, ti shkon automatikisht në nominimet e javës”.

Në pyetjen e prezantuesve, Xhuli e ka pranuar dënimin duke thënë se “kur e bën një gabim, normal që e pëson edhe dënimin dhe është i mirëseardhur”. /Telegrafi/