Telegrafi

Nuk pranohet apelimi i Messit për dënimin me 21 muaj burg

Gjykata supreme spanjolle ka refuzuar apelin e Lionel Messit për evazionin fiskal.

Argjentinasi dhe babai i tij ishin dënuar me 21 muaj burg për mos pagesë të 4.1 milionë eurove të tatimit nga viti 2007 deri në vitin 2009.

Këtë vendim Messi e apeloi dhe tash ky apel i tij u refuzua.

Sidoqoftë, lojtari më i mirë në botë nuk do të vuajë dënimin me burg pasi që më parë nuk është dënuar nga ligji.

Sipas ligjit spanjoll, derisa nuk ke bërë ndonjë thyerje tjetër të ligjit me dënime nën dy vjet ato suspendohen në diskrecion nga gjykata, ashtu siç pritet të ndodhë edhe në rastin e Messit.

“Unë jam i dedikuar të luaj futboll”.

“Unë i kam besuar babait tim dhe avokatëve për t’u marrë me këto punë. Unë në asnjë moment nuk kam menduar se mund të më ndjekë ligji”, u shpreh Messi para gjykatës.

Problemet me gjykatat kanë ndikuar edhe në formën e Messit i cili ka pasur ngrite-rënie gjatë sezonit. /Telegrafi/