Fifi pak më parë ka vendosur që të tërhiqet nga shtëpia e Big Brother VIP.
Ajo tha se dëshiron të largohet nga loja pasi nuk po ndihet mirë dhe se do që t’i përkushtohet shëndetit të saj mendor.
Artistja shqiptare theksoi se nuk po mund të marrë më frymë brenda, gjersa kjo vetëm se po i bën dëm.
“Dua t’ju informoj se unë duhet të lë sot shtëpinë. Kjo eksperiencë nuk po më bën mirë dhe për këtë duhet të merrem pak me veten”.
“Duhet të kujdesem për veten dhe nuk mund të vazhdoj më. Nuk po marr dot frymë këtu brenda”, tha Fifi, teksa disa nga banorët shpërthyen në lot pas largimit të saj”, ka thënë më tej ajo.
Lajmi për largimin nga BBV bëri që të gjithë të shpërthejnë në lot, ndërsa këngëtarja ua la të gjithëve nga një send për kujtim.
Tërheqja e Fifit nga loja duket se erdhi pak ditë pas zënkës me opinionisten Balina Bodinaku, gjë që shkaktoi debat të madh edhe jashtë programit. /Telegrafi/